Do të duhej të paraqitej në “Appiano” më datën 8 gusht, por Interi ka nevojë më përpara për të pas dëmtimit që do të lërë jashtë fushës së lojës Mehdi Taremin. Dhe Lautaro Martinez do të rikthehet nga pushimet pas triumfit në Kupën e Amerikës me Argjentinën e tij 2 dytë përpara sesa ishte programuar.

Ditën e nesërme do të jetë në Milano për të nisur përgatitjet në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen debutuese të kampionatit, të shtunën më 17 gusht në “Marassi” kundër Xhenoas. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, klubi nuk i bëri asnjë kërkesë kapitenit, por ai e ka kuptuar vetë situatën dhe ka vendosur që të prishë pushimet e tij.
Kështu që do të jetë ai sulmuesi që do të udhëheqë repartin e avancuar në dyshe me Turamin, që po ashtu si Lauti është rikthyer në stërvitje 2 ditë përpara. Tula do të jetë dyshja me të cilën Inzagi do të nisë kampionatin për të mbrojtur yllin e dytë në fanellë. Ditën e shtunë në stërvitje me Interin u rikthyen De Vraj dhe Dumfris, gjysmëfinalistët e Europianit.
Pas miqësores së barazuar me Pizën e Pipo Inzagit ishin në stërvitje edhe Çalhanoglu, Zomer, Turam, Pavar dhe Asllani. Ndërkohë që Arnautoviç ka kryer stërvitje të diferencuar.
Comments
Post a Comment