Skip to main content

LEXO LEXO LEXO !!!!

Per te shiquar videon shtypeni aty ku shkruan WATCH ON YOUTUBE> !!!!

Comments

Popular posts from this blog

Haland i dha leksion Çelsit me tre gola: Ne kemi shumë cilësi, nuk jam në formë perfekte

  Erling Haland është i kënaqur nga ndeshja e tij dhe e Mançester Sitit, duke e cilësuar si një përfundim pozitiv të turit të “qytetarëve” në SHBA. Skuadra e re e Sitit u mposht nga Sëlltiku, Milani dhe Barcelona në tre ndeshjet e para, por e mbylli në mënyrën e duhur turin, me fitoren me meritë kundër skuadrës së Mareskës: “Ka qenë një tur i gjatë, por një përfundim i mirë i tij dhe tani kthehem në Mançester për të takuar të gjithë djemtë e tjerë dhe për të vazhduar. Cilësia është e lartë me lojtarët e Akademisë, e shihni këtë në ndeshje. Sigurisht, diferencat e vogla na bënë të humbnim ndeshjet, por në përgjithësi cilësia ka qenë e lartë dhe ka qenë e mirë. Gjendja ime nuk është perfekte, por po përmirësohet dhe së shpejti do të jemi të gjithë në formë të mirë, gjë që është pozitive. Duhet të hyjmë në ritëm dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë”, tha ai.

Endrik i mahnitur nga Reali: Mbështetja e tifozëve është shtysë për mua

  Endrik ka qenë i fundit që ka mbërritur në Madrid, në një skuadër që ndihet si një familje. Që kur u bë i njohur nënshkrimi i tij, bashkëkombësit e tij Vinicius, Rodrigo dhe Militao kanë qenë në kontakt me të. Endrik është shfaqur shumë i emocionuar për të luajtur me bashkëlojtarët e tij të rinj në Madrid. Këtë ai e ka bërë me dije në një intervistë për mediat e klubit ku ka treguar se si po i kalon ditët e para me “Los Blancos”, bashkëlojtarët e rinj dhe marrëdhënien me Arda Gylerin. “Jam shumë i lumtur që mund të luaj me të, sepse ai është një lojtar i madh”, vlerësoi Endrik turkun. Më pas ai u ndal te pjesa tjetër e ekipit. “Këtu ka lojtarë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur që mund të luaj dhe të flas me ta. Madridi ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe kur të kthehemi në Madrid do të jem në gjendje të luaj me më shumë lojtarë si Fede, Mbape apo Bellingam. Unë do t’ju kërkoj këshilla sepse jam këtu për të punuar dhe për t’u përmirësuar”, shpjegoi i riu brazilian. Endrik ka folur d...

Lautaro Martinez vjen nesër, gati për… Xhenoan

  Do të duhej të paraqitej në “Appiano” më datën 8 gusht, por Interi ka nevojë më përpara për të pas dëmtimit që do të lërë jashtë fushës së lojës Mehdi Taremin. Dhe Lautaro Martinez do të rikthehet nga pushimet pas triumfit në Kupën e Amerikës me Argjentinën e tij 2 dytë përpara sesa ishte programuar. Ditën e nesërme do të jetë në Milano për të nisur përgatitjet në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen debutuese të kampionatit, të shtunën më 17 gusht në “Marassi” kundër Xhenoas. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, klubi nuk i bëri asnjë kërkesë kapitenit, por ai e ka kuptuar vetë situatën dhe ka vendosur që të prishë pushimet e tij. Kështu që do të jetë ai sulmuesi që do të udhëheqë repartin e avancuar në dyshe me Turamin, që po ashtu si Lauti është rikthyer në stërvitje 2 ditë përpara. Tula do të jetë dyshja me të cilën Inzagi do të nisë kampionatin për të mbrojtur yllin e dytë në fanellë. Ditën e shtunë në stërvitje me Interin u rikthyen De Vraj dhe Dumfris, gjysmëfinalistët e Europiani...